Skip to content Skip to footer

Dita Botërore e Hepatitit shënohet çdo vit më 28 korrik për të rritur ndërgjegjësimin mbi hepatitin viral, një inflamacion i mëlçisë që shkakton sëmundje të rëndë të mëlçisë dhe kancer të saj.
Per kete vit, deviza e Ditës Botërore të Hepatitit 2026 eshte: “Hepatiti: Le ta mposhtim,” (Hepatitis: Let’s break it down) është një thirrje për të hequr pengesat që qëndrojnë mes njerëzve dhe shërbimeve që mund t’u shpëtojnë jetën. Hepatiti viral vazhdon të jetë një shkak kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën.
Mjetet e nevojshme për eliminimin e hepatitit viral tashmë ekzistojnë. Vaksina efektive, diagnostikim i saktë, trajtime kurative për hepatitin C dhe terapi të përjetshme për hepatitin B mund të parandalojnë infeksionet, të shpëtojnë jetë dhe të ulin rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe cirrozës. Megjithatë, miliona njerëz mbeten të padiagnostikuar, të patrajtuar ose pa mundësi për të marrë kujdes për shkak të stigmës, mungesës së ndërgjegjësimit, boshllëqeve në sistemin shëndetësor dhe pabarazive të vazhdueshme.
Fushata e vitit 2026 bën thirrje që shkenca e provuar të kthehet në veprim përmes angazhimit më të fortë politik, investimeve të qëndrueshme dhe përpjekjeve për të zgjeruar aksesin e barabartë në parandalim, testim, trajtim dhe kujdes.
Edhe ne Shqiperi, vazhdojne perpjekjet nga specialistet perkates, institucionet shendetesore, Shoqata e Pacienteve me Hepatite dhe organizma te tjere qe pacientet e prekur me hepatite B, C dhe D te marrin sherbimin e duhur mjekesor ne kohe dhe ne cilesi. Por ne betejen me Hepatitet ka shume pune per te bere. Duhet te rriten buxhetet per trajtimin e pacienteve me hepatite, ne menyre qe te sigurohen terapite e duhura per trajtime. Te gjithe duhet te jene te ndergjegjshem per rrezikun qe mbart infektimi me keto viruse, prandaj eshte e domosdoshme per cdo person kontrolli periodik dhe ekzaminimet e duhura sipas rekomandimit te mjekut specialist.
Eshte arritje shume e madhe per vendin tone, qe prej shume vitesh behet vaksinimi i te porsalindurve per hepatititin B.